Anestezi-Reanimacion

Shërbimet e Anestezi-Reanimacionit

  1. Anestezi.
  2. Reanimacion.

Mjeku i departamentit

Foto e Nuri Qyra

Dr. Nuri Qyra

Anestezist - Reanimator

Foto e Sokol Shehu

Dr. Sokol Shehu

Anestezist - Reanimator

Spitali GVM me moton siguria dhe cilësia e shërbimit ndaj pacientit nga shtrimi deri në dalje, i kushton në rëndësi të veçantë edhe departamenteve komplementare të kirurgjisë dhe patologjisë. Një prej shërbimeve në përmbushje të këtij qëllimi është Departamenti i Anestezi-Reanimacionit.

Anestezia është specialiteti në mbështetje të kirurgjisë apo procedurave të ndryshme diagnostikuese apo trajtuese. Ajo shërben per t’i siguruar pacientit të kalojë një eksperiencë të padhimbshme, nëpermjet humbjes ose jo të vetëdijes në mënyrë të sigurtë, në të njëjtën kohë duke ruajtur mirëfunksionimin e të gjithë organeve dhe sistemeve fiziologjike. Të gjitha këto, në gjuhën mjekësore përfshihen në triadën “Analgjezi – Amnezi - Stabilitet Neurovegjetativ” . Objektivi i mësipërm realizohet nëpërmjet përdorimit të medikamenteve të cilat shkaktojnë gjendjen e mospërgjigjes totale ose lokale ndaj stimujve të dhimbshme të procedurave kirurgjikale, rikthimi i gjëndjes së para procedurës pas mbarimit të efektit të medikamenteve në mënyrë të butë, pa i shkaktuar pacientit shqetësime.

Departamenti i Anestezi-Reanimacion në Spitalin GVM është i pajisur me aparatura mjekësore moderne,medikamente dhe materiale të konsumueshme të një cilësie shumë të lartë. Spitali GVM përdor teknikat më të avancuara, të sigurta dhe të fokusuara sipas nevojave të pacientit në anestezi. Ekipi yne i Anestezi-Reanimacionit, shumë i aftë dhe me eksperiencën më të mirë ka si qëllim të sigurojë shërbimin më cilësor të anestezisë në të gjitha fazat e operacionit ku përfshihen:

Faza para operacionit:

Është faza në të cilin pacienti pasi është diagnostikuar dhe përcaktuar procedura kirurgjikale që do të kryejë i nënshtrohet vlerësimit nga anestezisti. Anestezisti shqyrton dosjen mjekësore të pacientit, viziton pacientin, kërkon egzaminime laboratorike apo imazherike nëse e shikon të nevojshme, kryen konsulta me specialitete të tjera në funksion të optimizimit dhe pregatitjes me të mirë preoperatore, diskuton me pacientin teknikat anestezike që do të perdoren, rreziqet dhe përfitimet e tyre, bashkë me pacientin dhe familjarët vendos për teknikën anestezike që do të përdoret gjatë kirurgjisë.Qëllimi i vizitës preoperatore është që pacienti dhe familjarët të kalojnë një eksperiencë të shkëlqyer informimi dhe komunikimi duke i lehtësuar vendimmarrjen.

Faza gjatë operacionit:

Është faza kur pacienti do t’i nënshtrohet operacionit apo procedurave të ndryshme invazive me një nga teknikat më të mira të anestezisë dhe të përshtatshme për pacientitn. Etapat e anestezisë janë:

Induksioni - anestezia mbajtese - zgjimi

Anestezia dhe kirurgjia mbartin potencialin e ndryshimeve të rëndesishme fiziologjike me pasoja për shëndetin e pacientëve dhe për këtë arsye janë disa pika kyçe të kujdesit klinik dhe jo klinik të cilave u kushtohet një rëndësi e veçantë për të ulur komplikacionet dhe për të përmirësuar mirëqenien e pacientëve gjatë operacionit. Këto pika kyçe në të cilat shërbimi i anestezisë mbeshtetet janë: personel i kualifikuar, pajisjet e duhura dhe moderne, lehtësira infrastukturore për dhënien e shërbimit; trainim dhe edukim i vazhdueshëm i personelit; kontrolli dhe permirësimi i cilësisë; menaxhimi dhe organizimi i duhur i anestezisë.Të gjitha keto aspekte përmbushen në mënyrën më të mirë në Spitalin GVM.

Faza pas operacionit:

Pjesa më e madhe e pacienteve pasi zgjohen pas anestezisë shkojnë në dhomë për kujdes të mëtejshëm në gjendje të mirë dhe të stabilizuar. Një pjesë e vogël e pacientëve në varësi të llojit të kirurgjisë që ka kryer dhe të dhënave mjekësore personale do të kenë kujdes të mëtejshem në terapinë intesive. Të gjithë pacientët pas anestezisë janë në vëmendjen e veçantë të personelit mjekësor për parandalimin e komplikimeve pas anestezisë duke u mbështetur në të njëjtat parime: personel i kualifikuar, pajisjet e duhura dhe moderne, lehtësira infrastukturore për dhënien e shërbimit; trajnim dhe edukim i vazhdueshëm i personelit për kujdesin pas anestezisë; kontrolli dhe përmirësimi i cilvsisë së kujdesit në pavion apo ICU; menaxhimi dhe organizimi i duhur i procesit postoperativ.

Reanimacioni:

Reanimacioni ne Spitalin GVM është pjesë e shërbimit të anestezi-reanimacionit. Ai organizohet e menaxhohet nga mjekët anestezistë-reanimatorë të spitalit. Në Reanimacionin e Spitalit GVM trajtohen të sëmurë që u nështrohen ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse me fokus të veçante atyre: kardiokirurgjikale, neurokirurgjikale, kirurgji ortopedike, kirurgji e përgjithshme, kardiologji invazive etj. Spitali një reanimacion modern me pajisje mjekësore të fjalës së fundit. Jemi i vetmi spital ne Shqiperi qe kemi pajisjen mjekësore ECMO në sherbim të trajtimit më të mirë të pacienteve.

Anestezia ofrohet në departamente të tjera ku perfshihen:

  1. Emergjenca mjekësore
  2. Kardiologji Invazive dhe Diagnostike
  3. Radiologji
  4. Endoskopi
  5. Tratimi i dhimbjes kronike

Spitali GVM mbështet departamentin e anestezisë në përmbyshjen e objektivit për dhënien e shërbimit më të mirë të anestezisë. Shërbimi i anestezisv ka të implementuar mekanizmin e përmirësimit të cilësisë bazuar në të dhënat e grumbulluara nga puna në spital krahasuar me evidecat dhe rekomandimet më të mira bashkëkohore.

Jepni mendimin tuaj

Kam pakënaqësi mbi: