Radiologjia
Shërbimet e Radiologjisë
- CT Skaner.
- Rezonanca magnetike (MRI).
- Grafia.
- Mamografia.
- Eko.
Mjekët e departamentit
Alket Çollaku
Teknik Radiolog
Klodian Çaci
Radiolog
Radiologjia pranë Spitalit GVM përfshin ekzaminimet imazherike si grafi dixhitale, skaner, rezonance, mamografi, eko etj.
CT Skaner
Skaneri në Spitalin GVM përdor një rezatim shumë të ulët në sajë të teknologjisë së avancuar Siemens (Skaner Somatom Go Top 128 slice). Kjo teknologji gjen një përdorim të gjërë në:
- Imazhet kardio-vaskulare, duke na lejuar që me një dozë shumë të ulët rrezatimi dhe në një kohë shumë të shkurtër të marrim informacione të detajuara për vazat e vogla të gjakut siç janë arteriet koronare të zemrës, pa patur nevojën që në çdo dyshim nga mjeku kardiolog të bëhet koronarografia, e cila është proçedure invazive, ndërsa Skaneri kardiak është proçedurë shumë e thjeshtë.
- Calcium Score, na lejon të shikojmë sasinë e kalciumit në enët e gjakut të zemrës.
- Na lejon që me një dozë të ulët rrezatimi dhe dozë të ulët kontrasti intra-venoz të studiojmë arteriet e gjithë trupit, si psh, arteriet e qafës dhe trurit, aortën në pjesën e toraksit dhe abdomenit, arteriet e këmbëve, arteriet që furnizojnë me gjak gjithë organet etj.
- Imazhe për mosha pediatrike, kohë e shkurtër ekzaminimi, dozë ultra e ulët rrezatimi.
- Imazhe për moshat geriartrike.
- Imazhe në kohë shumë të shpejtë në trauma akute.
- Imazhe të sistemit muskulo-skeletal.
- Imazhe për të gjithë trupin, si psh abdomen, kokë, qafë, toraks, etj.
- Imazhe të sistemit nervor qëndror dhe periferik, si kokë dhe kolonë.
- Imazhe me rezolucion të lartë për sinuset dhe veshin e mesëm.
- Intervencione nën CT (biopsite) etj.
Rezonanca magnetike (MRI)
Rezonanca magnetike (MRI) është një ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje, që përdor valët elektromagnetike për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, kur metodat e tjera imazherike janë të pamjaftueshme.
Rezonanca magnetike nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet X) dhe nuk paraqet rrezik për pacientin nëse ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Rezonanca magnetike mundëson imazhe të detajuara të kockave, indeve të buta dhe të gjitha strukturave të tjera të trupit.
Grafia
Siç dihet është përpunimi i imazht nëpërmjet rezatimit x. Bëhet në situata specifike të nevojshme për të diagnostikuar patologji të ndryshme me minimumin e rezatimit nëpërmjet apraturës specifike që spitali disponon.
Mamografia
Ekzaminimi që këshillohet te femrat mbi 40 vjeç për patologjitë e gjirit. Kjo bën të mundur zbulimin në fazat e para për pasojë trajtimin e hershëm.
Eko
Ekzaminim jo invaziv dhe pa rrezatim dhe që bën diagnostikimin dhe ndjekjen e patologjive.
- Eko tiroide
- Eko abdominale
- Eko ekstremiteteve inferiore (variçe)
- Eko indeve të buta (lipomat)
- Eko gjiri
- Eko karotide