Endokrinologjia

Shërbimet e Endokrinologjisë

  1. Terapia zevendësuese me hormon tiroidien.
  2. Noduli i tiroides.
  3. Eko e tiroides.

Mjeku i departamentit

Foto e Adela Shkurti

Dr. Adela Shkurti

Endokrinologe

Endokrionologjia është dega e mjekësisë interne që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjendrave endokrine.

Gjendrat endokrine janë shumë të rëndesishme në organizëm. Ato sekretojne hormone që hidhen në gjak dhe kryejne funksione të ndryshme. Specialiteti i endokrinologjisë merret pikërisht me diagnostikimin dhe trajtimin e terpicës apo mungesës së këtyre hormoneve, të cilat çojnë në shfaqjen e patologjive të ndryshme endokrine. Gjendrat kryesore endokrine janë:

  • Pankreasi (insulin,glucagoni,etj.)
  • Gjendra tiroide (hormone e tiroides-T3,T4)
  • Gjendra paratiroide (PTH)
  • Gjendra mbiveshkore-adrenale (cortizoli, adrenalina, noradrenalina, aldosteroni, etj.)
  • Gjendrat riprodhuese-testet dhe ovaret (testosterone, estradioli, progresteroni)
  • Gjendra e hipofizes dhe hipotalamusit (TSH, FSH, LH, ACTH, GH, ADH, etj.)

Diagnostikimi i sëmundjeve endokrinologjike fillon me anamnezën e hollësishme klinike, ekzaminimet e ndryshme laboratorike, testimi i hormoneve, provat e frenimit apo te stimulimit dhe më tej në ekzaminimet radiologjike si ekografi, grafi, MRI etj.

Patologjite më të shpeshta të gjendrave endokrine janë:

  • Patologjitë e metabolizmit të sheqerit: Diabeti mellitus tip 1 dhe 2, hipoglicemitë, etj
  • Patologjitë e gjendrës tiroide (hipertireoza, hipotireoza, tiroiditi autoimun, tiroiditi akut, struma multinodulare, tumoret malinje apo beninje të tiroides)
  • Patologjitë e aksit hipotalamo-hipofizar (adenomat sekretuese apo josekretuese-akromegalia, prolactinoma, diabeti insipid, etj.)
  • Hipertensioni me origjinë endokrine (S.Cushing, aldosteronoma, feokromocitoma)
  • Patologjitë e metabolizmit të yndyrnave-dislipidemite
  • Patologjitë e metabolizmit të kalciumit dhe fosforit (adenomat e paratiroides, hipercalcemite)
  • Sindroma e ovarit polikistik dhe çrregullime të ciklit menstrual me origjine endokrine

Diabeti mellitus

Diabeti është një sëmundje kronike, multifaktoriale, që shfaqet kur pankreasi humbet aftësinë e prodhimit të insulinës (diabeti mellitus tipi 1) ose kur kjo insulinë nuk arrin të veprojë ashtu siç duhet në organizëm (diabeti mellitus tipi 2). Insulina është një hormon i rëndësishëm, që bën të mundur futjen e glukozës në qeliza dhe përdorimin e saj si burim energjie nga qeliza.

Klasifikimi i diabetit:

  1. Diabeti mellitus tipi 1 njihet si diabeti i moshave te reja (nën 35-40 vjeç), fillon papritur, zakonisht pas një gjendje gripale dhe haset më shumë në personat e dobët ose peshe normale. Nuk ka të dhëna në familje për diabet.
  2. Diabeti mellitus tipi 2 njihet si diabeti i moshave të mëdha (mbi 40 vjeç), haset më shumë në personat mbi peshë dhe simptomatologjia zhvillohet mjaft gradualisht. Ka të dhëna për diabet në persona të tjerë të familjes.
  3. Diabeti gestacional ose i shtatzanisë, shfaqet pas javës së 24 të shtatzanisë, ndaj rekomandohet që çdo grua shtatzanë të masë gliceminë çdo mëngjes në javen 24-26 të shtatzanisë dhe sipas nevojës të konsultohet me mjekun endokrinolog.
  4. Hipertensioni me origjinë endokrine (S.Cushing, aldosteronoma, feokromocitoma)
  5. Patologjitë e metabolizmit të yndyrnave-dislipidemite
  6. Patologjitë e metabolizmit të kalciumit dhe fosforit (adenomat e paratiroides, hipercalcemite)
  7. Sindroma e ovarit polikistik dhe çrregullime të ciklit menstrual me origjine endokrine

Të dhënat klinike

  1. Poliuri (urinim i shpeshtë)
  2. Polidipsi (etje e theksuar)
  3. Polifagi (oreks i shtuar)
  4. Rënie në peshë
  5. Lodhje

Kriteret e diagnostikimit të diabetit mellitus

Vlera normale e glicemisë esëll është 70-110 mg/dl. Nëse kjo glicemi në dy matje të ndryshme rezulton >126 mg/dl ose glicemia e çastit është >200 mg/dl ose HbA1c >6.5 % flasim për diabet mellitus

Gjendra tiroide

Gjendra tiroide është një gjendër endokrine ne formen e fluturës që normalisht lokalizohet në pjesën e përparshme dhe të poshtme të qafës. Funksioni i tiroides është të prodhojë hormonet e tiroides të cilat i sekreton direkt në gjak dhe nëpermjet gjakut këto hormone shkojnë në çdo ind të trupit. Hormonet e tiroides janë esenciale për funksionimin normal të çdo qelize, indi apo organi. P.sh. hormonet e tiroides ndihmojnë trupin të përdorë energjinë, të mbajë normal temperaturën, mundesojnë që truri, zemra, muskujt dhe organet e tjera të funksionojnë normal.

Terapia zevendësuese me hormon tiroidien.

Gjendra tiroide e shumë individëve nuk arrin të prodhojë hormone në sasinë që t’i pergjigjet nevojave të trupit. Kjo situatë quhet hipotiroidizëm dhe mund të shkaktohet nga një mosfunksionim i gjendrës tiroide (p.sh semundja e Hashimotos), nga shkatërrimi i gjendrës tiroide për shkak të heqjes kirurgjikale të saj apo radioterapise, apo nga mosfunksionimi i gjendrës hipofizare. Hipotiroidizmi është shkaku më i shpeshtë që kërkon terapinë zëvendësuese me hormon tiroidien.

Qëllimi me hormon tiroidien është t’i afrohemi funksionit normal të tiroides.

Tiroksina sintetike (T4) vepron në të njëjtën mënyrë si hormoni i tiroides i prodhuar nga vetë gjendra tiroidiene. Hormoni i tiroides është i nevojshëm për funksionimin normal të të gjitha qelizave të trupit. Marja e hormonit tiroidien ndryshon nga marja e medikamenteve të tjera për shkak se roli i tij është të zëvendësojë hormonin që mungon në organizëm. I vetmi shqetësim gjatë trajtimit me këtë hormon është nëse ai merret tepër apo në sasi më të pakët se sa duhet. Qe kjo të mos ndodhë duhet që funksioni i gjendrës tiroide të monitorohet nga mjeku.

Noduli i tiroides

Termi nodul i tiroides nënkupton rritjen jonormale të një grup qelizash brenda gjendrës tiroide. Megjithëse pjesa më e madhe e nodujve të tiroides janë jokanceroze, një pjesë e vogël mund të jenë kancer i gjendrës tiroide. Për shkak të kësaj mundësie, vlerësimi i nodulit ëe gjendrës tiroide ka për qëllim të zbulojë nëse ka natyre kanceroze apo jo.

Shumica e nodujve tiroidien nuk shkakton shqetësim. Prania e një noduli mund të zbulohet rastesisht gjatë një ekzaminimi rutine nga mjeku ose nga vetë individi duke parë qafën në pasqyrë. N.q.s qelizat tiroidiene brenda ketij noduli, prodhojnë hormone të tiroides më tepër se sa ka nevojë organizmi, i semuri mund të ankojë shqetësimet e hipertiroidizmit. Pak të sëmurë me noduj të tiroides mund të ankojnë për dhimbje të qafës, nofullës apo veshit. N.q.s noduli është në përmasa të mëdha, mund të shkaktojë vështirësi në gëlltitje, kruajtje fyti apo vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë, mund të haset ngjirje e zërit n.q.s noduli irriton nervin e kordave të zërit.

Eko e tiroides

Eko e tiroides përdor tinguj me frekuenca të larta për të përfituar një imazh të tiroides. Ky ekzaminim shumë i ndjeshëm mund të përcaktojë nqoftëse një nodul është solid apo kistik dhe mund te percaktoje përmasat e sakta të nodulit. Eko e tiroides mund të përdoret për të mbikqyrur nodujt e tiroides që nuk janë hequr kirurgjikalisht, nëse janë zmadhuar apo janë zvogëluar. Sidoqofte, vetem ekoja e tiroides është rallëherë e aftë të përcaktojë nëse noduli i tiroides është kanceroz apo jo. Eko e tiroides gjithashtu mund të përdoret për të vlerësuar vendin e shpimit në nodul gjatë punksionbiopsisë, sidomos nëse noduli është e vështirë të preket me dorë. Së fundi eko e tiroides mund të zbulojë noduj që janë shumë të vegjël dhe qe s’mund të preken gjatë ekzaminimit fizik.

Jepni mendimin tuaj

Kam pakënaqësi mbi: