Spitali GVM
Spitali GVM i Tiranës është një strukturë moderne me katër kate që disponon 48 shtretër, me autorizim të Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë për si shërbim komplementar në urgjenca një ditë në javë, të mërkurave. Janë të pranishëm edhe tre shtretër për reanimacionin e kirurgjisë së përgjithshme dhe katër të tjerë për terapinë intësive për kardiokirurgjinë.
Në 2011 hyri në network-un e GVM Care & Research një ndër grupet kryesore të kujdesit shëndetësor italian të spitaleve private, i pranishëm në Itali dhe jashtë saj me mbi 30 struktura. Ky integrim mundësoi rritjen e nivelit të performancës duke ofruar kështu një shërbim shëndetësor tepër të specializuar.
Spitali GVM i përgjigjet kritereve të avancuara të kujdesit shëndetësor dhe cilësia është një tipar thelbësor i të gjithë aktivitetit të tij. Pajisjet moderne teknologjike, specialistët me kompetenca të larta, profesionaliteti dhe personeli tekniko-administrativ bashkëpunojnë në implementimin e rrugëve parandaluese, diagnozave dhe kurave të mundshme të personalizuara. Dhe në fakt mirëqënia e pacientëve, në përputhje me filozofinë e GVM, është në thelbin e aktivitetit të brendshëm spitalor.