Poliambulatori GVM
Spitali GVM Tiranë tani edhe më pranë jush
Spitali GVM Tiranë ka kënaqësinë të prezantojë hapjen e Poliambulatorit të ri në zemër të Tiranës, një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të kujdesit shëndetësor cilësor dhe të aksesueshëm.
Nga tani, pacientët mund të kryejnë vizita të specializuara dhe ekzaminime diagnostike në një ambient modern, profesional dhe lehtësisht të arritshëm, pa qenë nevoja të paraqiten pranë strukturës spitalore.
📍 Adresa: Bulevardi Zogu i Parë, ish stacioni i trenit, mbi Bankën Intesa San Paolo.
Poliambulatori është konceptuar për të ofruar standarde të larta mjekësore, teknologji bashkëkohore dhe një përvojë pacienti të organizuar me profesionalizëm dhe përkushtim. Në Poliambulatorin tonë do të gjeni këto specialitete:
Gastro-Hepatologji & Endoskopi
Dr. Bardhyl Popa – Gastro-hepatolog, Endoskopist- Vizitë specialistike
- Fibrogastroskopi
- Kolonoskopi
- Polipektomi
Kontrolli gastro-hepatologjik luan rol kyç në diagnostikimin e hershëm të patologjive të stomakut, zorrëve dhe mëlçisë, si dhe në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
Kardiologji
Dr. Elona Dado – Kardiologe- Vizitë kardiologjike
- Eko zemre
- Eko transezofageale (TEE)
- Eko karotide
- Stres test
- Bubble test
- Holter ritmi & presioni
Kontrollet kardiake janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve koronare, hipertensionit arterial, aritmive dhe insuficiencës kardiake.
Kardiologji
Dr. Jorida Djamandi – Kardiologe- Vizitë kardiologjike
- Eko zemre
- Eko transezofageale (TEE)
- Eko karotide
- Stres test
- Bubble test
- Holter ritmi & presioni
Kontrollet kardiake janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve koronare, hipertensionit arterial, aritmive dhe insuficiencës kardiake.
Sëmundje Infektive
Dr. Mimoza Tali – InfeksionisteDiagnostikim, trajtim dhe ndjekje e sëmundjeve infektive bakteriale, virale, mykotike dhe parazitare, si dhe menaxhim i infeksioneve kronike dhe komplekse si HIV dhe Hepatiti C.
Ortopedi & Traumatologji
Dr. Kenan Bayrakci – Ortoped & TraumatologVizita ortopedike ndihmon në trajtimin e traumave, frakturave, patologjive degjenerative dhe dhimbjeve kronike të sistemit muskuloskeletal tek të rriturit dhe fëmijët.
Radiologji & Diagnostikë Imazherike
Dr. Erald Vasili – Radiolog- Eko abdominale totale
- Eko gjiri & tiroide
- Eko doppler arterie & vena
- Eko karotide
- Eko scrotale
- Interpretim mamografie & X-ray
Diagnostika imazherike është një komponent thelbësor në vlerësimin klinik, duke garantuar saktësi në diagnozë dhe orientim të duhur terapeutik.
Neurologji & Neurovaskulare
Dr. Eris Ranxha – Neurolog specialist- Vizitë neurologjike
- EEG
- ENG
Vlerësimi neurologjik është i rëndësishëm për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të sistemit nervor dhe patologjive neurovaskulare.