Rezonanca mangnetike (MRI)
Rezonanca magnetike (MRI) është një ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje, që përdor valët elektromagnetike për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, kur metodat e tjera imazherike janë të pamjaftueshme.
Rezonanca magnetike nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet X) dhe nuk paraqet rrezik për pacientin nëse ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Ajo mundëson imazhe të detajuara të kockave, indeve të buta dhe të gjitha strukturave të tjera të trupit.
Në Spitalin GVM kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë Rezonancën Magnetike: Magnetom Aera Siemens. Kjo makineri përfaqëson teknologjinë e gjeneratës së fundit, falë edhe bashkpunimit me kompaninë gjermane Siemens.
Teknologjia TIM and DOT mundëson realizimin e imazheve në një kohë më të shkurtër dhe ka një nivel zhurme të reduktuar deri në 90% krahasuar me MRI e gjenerates së shkuar. Gjithashtu garanton cilësi të lartë në imazhe diagnostifikuese dhe rrjedhimisht në interpretimin e tyre.
Pranë spitalit tonë realizohen MRI për të gjitha pjesët e trupit (përfshirë dhe protezat e ndryshme si ato mammare dhe gluteale) dhe të gjitha moshat duke përfshirë edhe ato pediatrike e fetale (për fëmijën në barkun e nënës).