Kirurgji e përgjithshme
Shërbimet e Kirurgjisë së përgjithshme
- Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale të sferave të ndryshme.
- Nderhyrjet kirurgjikale per patologjite e ezofagut
- Kirurgjia e aparatit tretës (mbi stomakun)
- Kirurgjia e gjendrrave endokrine
- Kirurgjia abdomininale (barkut)
Departamenti i kirurgjisë së përgjithshme përbëhet nga një trupë mjekësh të përkushtuar, të cilët punojnë me pasion në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, asaj digjestive me një fokus të veçantë në trajtimin e tumoreve duke ofruar një mjekim të sigurt, etik dhe racional, bazuar në prova dhe parime të shëndosha shkencore. Stafi i shërbimit përkujdeset çdo ditë për të siguruar shërbim cilësor dhe të personalizuar duke i kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor që i shërben lehtësimit të stresit që sjell operacioni për vetë pacientin dhe familjarët e tij.
Fushat kryesore të shërbimit ku fokusohet aktiviteti i tij janë:
1. Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale të sferave të ndryshme.
2. Nderhyrjet kirurgjikale per patologjite e ezofagut
- Polipe të ezofagut - fryerje ose ngritje e mukozes
- Kancer ezofageal
- Stiktura të ezofagut
- Achalazi
3. Kirurgjia e aparatit tretës (mbi stomakun)
Stomaku është një nga organet kryesore të aparatit tretës dhe shërben edhe si një rezervuar i përkohshëm ushqimesh. Ai ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, i zhvendosur më shumë nga ana e majtë. Forma e tij ndryshon kur jemi pa ngrënë. Ai ka formën e një tubi cilindrik, ndërsa pas një dreke të bollshme, ai merr një formë të fryrë sferike. Kjo tregon se stomaku është një qese muskulore elastike. Disa nga trajtimet kirurgjikale që kryhen për stomakun pranë spitalit tonë jane:
- trajtim kirurgjikal i ndërlikimeve të ulcerës peptike si stenoza, hemorragji, fistulizime, perforacione
- trajtim i neoformacioneve si kancer gastrik
- korrigjimin e patologjive të stomakut të operuar
4. Kirurgjia e gjendrrave endokrine
Gjëndrat endokrine janë: hipofiza, tireoidea, paratiroidea, pankreasi endokrin, gjëndrat mbiveshkore, gjëndrat seksuale mashkullore dhe femërore dhe placenta gjatë shtatzënisë. Gjëndrat endokrine sekretojnë hormone direkt në gjak, prej nga ku përcillen në organe të ndryshme të trupit, me qëllim që të realizohet funksionimi normal i organizmit. Midis gjëndrave më të rëndësishme endokrine janë gjëndrat tiroide, paratiroide dhe adrenale.
5. Kirurgjia abdomininale (barkut)
Zgavra e barkut përmban shumicën e organeve të sistemit tretës, duke përfshirë stomakun, zorrën e hollë dhe zorrën e trashë me shtojcën e saj të bashkangjitur. Organet e tjera të tretjes njihen si organe ndihmëse të tretjes dhe përfshijnë: mëlçinë, fshikëzën e tëmthit të saj të bashkangjitur dhe pankreasin, organe të cilat komunikojnë me pjesën tjetër të sistemit përmes kanaleve të ndryshme. Shpretka dhe organet e sistemit urinar duke përfshirë: veshkat dhe gjëndrat mbiveshkore, gjithashtu ndodhen brenda barkut, së bashku me shumë enë të gjakut duke përfshirë aortën dhe venën cava inferiore. Fshikëza urinare, mitra, tubat fallopiane dhe vezoret mund të shihen ose si organe të barkut ose si organe të legenit.
Së fundmi, barku përmban një membranë të gjerë të quajtur peritoneum. Një palosje e peritoneumit mund të mbulojë plotësisht organe të caktuara, ndonëse mund të mbulojë vetëm njërën anë të organeve që zakonisht qëndrojnë afër murit të barkut. Ky quhet retroperitoneum dhe veshkat dhe uretrat njihen si organe retroperitoneale.
Disa nga llojet e ndërhyrjeve janë:
- Kirurgjia për intestinin (zorrën e hollë):
- tumore intestinale dhe të mezenterit;
- trajtimin e okluzioneve të ndryshme;
- trajtimin e sëmundjes së Chronit
- Kirurgjia kolo-rektale (zorrën e trashë):
- trajtimin e kancerit të kolonit
- trajtimin e kancerit të rektumit
- trajtimin e divertikulitit, kolitit ulceroz
- Kirurgjia për rrugët biliare dhe heparin (mëlçinë):
- kalkulozën e kolecistës (gurët në tëmth)
- kalkulozën e rrugëve biliare
- ikterin mekanik
- echinokokun e heparit
- absceset e heparit
- tumoret e heparit
- transplantin e heparit
- Kirurgjia e pankreasit:
- trajtimi i pseudokisteve të pankreasit
- trajtimi i tumoreve të pankreasit
- Tumoret e indeve të buta
- trajtimi i lipomave
- trajtimi i formacioneve të buta të lëkurës dhe nënlëkurës
- Kirurgjia e paretit abdominal
- herniet inguinale
- herniet umbilikale
- herniet incizionale (laparocelat)
- Kirurgjia e gjirit
- Tumoret beninje të gjirit
- Kanceri i gjirit
- Kirurgjia Plastike
- Kirurgjia e urgjencës
- Kirurgjia mini invazive laparoskopike dhe endoskopike.
Teknikat laparoskopike
Vend të rëndësishëm kanë teknikat laparoskopike, teknika që në vitet e fundit kanë zgjeruar gamën e tyre duke realizuar tashmë me sukses kete Kirurgji Mini Invazive përveç trajtimit të kolecistës edhe në trajtimin e tumorëve të zorrës së trashë, trajtimin e tumoreve kistike të mëlçisë, trajtimin e semundjeve ezofago gastrike si hernia hiatale, akalazia, patologjite e paretit abdominal etj.
Në spitalin tonë, ndodhen pajisje dhe aparatura avangardë për kirurgjinë laparoskopike dhe zgjidhjet kirurgjikale ofrohen gjithmonë në bashkëpunim edhe me departamentin e imazherisë, departamentin e gastro-hepatologjisë, atë të onkologjisë dhe të laboratorit. Të gjitha operacionet laparoskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparatura HD dhe me pamje filmike që gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike tradicionale ashtu edhe në ato laparoskopike, përdoren ‘’High energy surgical devices’’, të cilat shkurtojnë në maksimum kohën operatore. Gjithashtu përdoren struktura dhe paisje avangardë të prodhurara nga firma të njohura. Po të njejtën mënyrë merren dhe materialet qepëse, veglat dhe materialet protezike. Në qendër të gjithë punës të këtij shërbimi janë pacientët. Vizioni i këtij shërbimi është dhe mbetet përkujdesja maksimale për çdo pacient.