Otorinolaringologjia
Shërbimet e Otorinolaringologjisë
- Rinoplastikë.
- FESS ose kirurgjia endoskopike sinuzale.
- Adenoidektomia.
- Tonsilektomia.
- Dekonxhestioni i mukozave të Turbinateve inferiore.
- Drenazh trans timpanor.
- MIS ose Mikrolaringoskopia diagnostifikuese.
- Scialoadenectomia Parotide.
- Heqja e cisteve të qafës.
- UPPP.
Mjeku i departamentit
Andrea Palmieri
Kirurg ORL
Rinoplastikë
Hunda është në qendër të fytyrës dhe shikimi është i tërhequr prej saj në mënyrë të pashmangshme. Prandaj një hunde që nuk i përgjigjet rregullave estetike më të përhapura mund të shkaktojë pasiguri ose shqetësime. Nga ana tjetër, nëse nuk merr frymë mirë, pasojat e cilësisë së jetesës janë akoma më të rënda. Rinosetoplastika që mund të ketë lidhje ose jo me korrigjimin e septumit të hundës, ëshë ndërhyrja për përmirësimin e pamjes si edhe të funksionit të saj.
Shërbimet e njësisë operative të rinosetoplastikes:
- Vlerësimi përgatitor dhe përcaktimi i qëllimeve
- Ndërhyrja mund të kryhet me teknikë të hapur ose të mbyllur
- Operacioni kryhet nën anestezi të përgjithshme ose lokale
- Kohëzgjatja e ndërhyrjes 12 orë
- Shtrim i shkurtër në spital 12 ditë
- Koha e shërimit 2 javë
- Vlerësimi një vit pas ndërhyrjes
FESS ose kirurgjia endoskopike sinuzale
Kirurgjia endoskopike e sinuseve paranazale, është një teknikë e projektuar për të hapur rrugët të drenazhit të sekrecioneve nazale të sinuseve paranasal, për të rivendosur funksionin korrekt të tyre.
Në pjesën më të madhe të rasteve procedura kryhet me anestezi të përgjithshme.
Operacioni zgjat 2 orë.
Adenoidektomia
Është një procedurë kirurgjikale ku kryhet heqja e adenoideve ose mishit të huaj. Sugjerohet të kryhet tek femijët që vuajnë nga dhimbjet e përsëritura të fytit dhe rrjedhshmërisht kanë veshtirësi në frymëmarrje. Ndodh që dhe të rriturit të kenë nevojë të kryejnë këtë ndërhyrje. Operacioni zgjat 25 minuta.
Tonsilektomia
Është një procedurë kirurgjikale që parashikon heqjen e tonisileve palatine ose bajameve. Kjo ndërhyrje bëhet e domosdoshme kur tonsilet janë të mëdha dhe goditen vazhdimisht nga inflamacione, infeksione dhe patologji më të rralla. Ndërhyrja kryhet në anestezi të pergjithshme dhe zgjat rreth 35 minuta.
Dekonxhestioni i mukozave të Turbinateve inferiore
Kryhet në anestezi lokale, por për persona më të ndjeshëm mund të kryhet me sedacion ose anestezi të përgjithshme. Kirurgu orl e kryen këtë procedurë përmes një instrumenti me valë elektromagnetike ose me elektrobisturi dhe zgjat rreth 20 minuta.
Drenazh trans timpanor
Është një ndërhyrje në daullen e veshit në të cilin pozicionohet një tubth ventilimi për të hequr katarrin nga veshi. Kryhet në anestezi të përgjithshme dhe zgjat rreth 20 minuta.
MIS ose Mikrolaringoskopia diagnostifikuese
Është një procedure kirurgjike e cila kryhet në anestezi të përgjithshme dhe shërben për zgjidhjen e disa patologjive të laringut beninje ose malinje. Procedura mund të ketë rol ekskluzivisht diaknostifikues ose në të njëjtën kohë dhe terapeutik, dhe zgjat 25 minuta.
Scialoadenectomia Parotide
Ose ndryshe ndërhyrjet në gjendren parotide të sygjeruara në raste të masave benjinje, neoplasi, semundje inflamatore kronike mund të jenë parciale ose totale. Nderhyrja zgjat 2 orë e 30 minuta.
Heqja e cisteve të qafës
Në përgjithësi cistet dhe fistulat nuk zhduken spontanisht dhe mund të provokojnë infeksione të përsëritura. Rekomandohet keshtu heqja me forme kirurgjikale, proces i cili kryhet në anestezi gjenerale dhe zgjat 1 orë.
UPPP
Është një teknikë mini invasive për trajtimin e apneve të gjumit pasi rreth 85% e apneve nokturne shkaktohen nga obstruksioni faringut. Në sajë të nderhyrjes zgjidhet problemi i të gerhiturit dhe e apneve obstruktive. Ndërhyrja zgjat rreth 1 orë e 15 minuta.