CT Skaner
Skaneri në Spitalin GVM përdor një rezatim shumë të ulët në sajë të teknologjisë së avancuar Siemens (Skaner Somatom Go Top 128 slice).
Kjo teknologji gjen një përdorim të gjërë në:
- Imazhet kardio-vaskulare, duke na lejuar që me një dozë shumë të ulët rrezatimi dhe në një kohë shumë të shkurtër të marrim informacione të detajuara për vazat e vogla të gjakut siç janë arteriet koronare të zemrës, pa patur nevojën që në çdo dyshim nga mjeku kardiolog të bëhet koronarografia, e cila është proçedure invazive, ndërsa Skaneri kardiak është proçedurë shumë e thjeshtë.
- Calcium Score, na lejon të shikojmë sasinë e kalciumit në enët e gjakut të zemrës.
- Na lejon që me një dozë të ulët rrezatimi dhe dozë të ulët kontrasti intra-venoz të studiojmë arteriet e gjithë trupit, si psh, arteriet e qafës dhe trurit, aortën në pjesën e toraksit dhe abdomenit, arteriet e këmbëve, arteriet që furnizojnë me gjak gjithë organet etj.
- Imazhe për mosha pediatrike, kohë e shkurtër ekzaminimi, dozë ultra e ulët rrezatimi.
- Imazhe për moshat geriartrike.
- Imazhe në kohë shumë të shpejtë në trauma akute.
- Imazhe të sistemit muskulo-skeletal.
- Imazhe për të gjithë trupin, si psh abdomen, kokë, qafë, toraks, etj.
- Imazhe të sistemit nervor qëndror dhe periferik, si kokë dhe kolonë.
- Imazhe me rezolucion të lartë për sinuset dhe veshin e mesëm.
- Intervencione nën CT (biopsite) etj.