Kardiologjia invazive

Shërbimet e Kardiologjisë invazive

  1. Koronarografi.
  2. Angioplastike koronare (implantim i stenteve koronare).
  3. Implantim i Pacemaker.
  4. Studim elektrofiziologjik endokavitar.

Mjeku i departamentit

Foto e Artur Gaçe

Dr. Artur Gaçe

Kardiolog Klinik

Foto e Gent Caco

Dr. Gent Caco

Kirurg Vaskular

Kardiologjia invazive është specialiteti mjekësor i dedikuar ndërhyrjeve terapeutike kardiake te cilat behen jashte sallave kirurgjikale.

Koronarografi

Konarografia është ekzaminim invaziv për diagnostikimin e pranisë apo mungesës së ngushtimeve të arterieve koronare nga ateroskleroza, për përcaktimin e mënyrave të papërshtatshme të trajtimit (terapi medikamentoze, angioplastikë koronare apo kirurgji e arterieve koronare) si dhe jep të dhëna për prognozën e sëmundjes. Koronarografia konsiston në futjen e nje kateteri nëpërmjet arterieve të ndryshme të trupit zakonisht nëpërmjet arteries femorale dhe arteries radiale (zona e dorës ku edhe maten pulsacionet e zemrës) të një introduktori, ky i fundit është një tub i vogël që më pas lejon kalimin e katetereve dhe materialeve të ndryshëm që nevojiten për angiografinë.

Gjithçka bëhet me anestezi lokale, pacienti qëndron zgjuar gjatë gjithë procedurës. Nëpërmjet disa katetereve që kalojnë në brendësi të introduktorit arrihet në afërsi të enëve të gjakut të zemrës, pra afër arterieve koronare. Nëpërmjet katetereve që janë në formë tubash injektohet një medikament i posaçëm (kontrasti), që ka veti të shikojë arteriet koronare kur goditen nga rrezet “X”. Pra nëpërmjet koronarografisë mund të shikojmë shumë qartë kalibrin e arterieve të zemrës, nëse ka stenoza (ngushtime), mbyllje totale apo të pjesshme të koronareve që çojnë në infarktin e miokardit ose tregojnë që në ato momente po kalohet një infarkt. Koronarografia është një procedurë invazive, kryesore, në identifikimin e stenozave (ngushtimeve), zgjerimeve (aneurizmave) të mbylljeve pjesore apo totale të arterieve koronare në kushtet e një infarkti të miokardit.

Angioplastike koronare (implantim i stenteve koronare)

Angioplastika koronare, e quajtur ndryshe si ndërhyrja perkutane koronare (PCI), është një procedurë që përdoret për të hapur arteriet e bllokuara të zemrës. Angioplastika realizohet nëpërmjet futjes së një baloni në arterie dhe fryrjes së tij, duke mundësuar zhbllokimin e saj si pasojë e zgjerimit.

Angioplastika shpesh kombinohet me vendosjen në mënyrë të përhershme në muret e brendshme të arteries të një tubi të përbërë prej një rrjete teli, të quajtur stent, e cila e siguron arterien që të mos ngushtohet dhe bllokohet përsëri. Disa stente janë të veshura me një lloj medikamenti që nuk lejon ngushtimin e arteries, kurse të tjerat janë thjeshtë konstruksione metalike.

Angioplastika mund të përmirësojë disa nga simptomat e arterieve të bllokuara, të tilla si dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ajo mund të përdoret edhe gjatë një ataku kardiak për të hapur një arterie të bllokuar, duke minimizuar rreziqet për shëndetin e pacientit.

Implantim i Pacemaker

Vendosja e pacemakerit bëhet në rastet e çrregullimit të ritmit dhe mund të jetë i disa llojeve:

  • Pacemaker me stimulim biventrikular per trajtimin e insuficiences kardiake.
  • Defibrilator kardiak nën lëkurë ose i brendshëm (defibrilator i vendosur brenda trupit të njeriut).
  • Defibrilator i brendshëm biventricular i pajtueshëm me Rezonancen Magnetike (MRI).

Studim elektrofiziologjik endokavitar

Përfshin studimin e sistemit elektrik të zemrës, lokalizimin e fillesave të aritmive dhe në të njëjtën kohë trajtimin e tyre nëpëmjet ablacionit.

Ablacion transkatetër kryhet me teknike fluoroskopike dhe jo fluoroskopike nëpërmjet përdorimit të sistemeve te mapping elektroanatomik 3D.

Jepni mendimin tuaj

Kam pakënaqësi mbi: